Tiranë, Shqipëri , 9 – 10 Dhjetor 2004
Nën kujdestarinë e Presidentit të Shqiperisë, Alfred Moisiu dhe Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, Koichiro Matsuura në Tiranë do të mbahet në datat 9 dhe 10 Dhjetor.
Samiti mbi Dialogun ndërfetar dhe ndëretnik
Ky Samit Rajonal, i sponsorizuar dhe bashkorganizuar nga UNESCO dhe autoritetet Shqiptare do të fokusohet mbi kontributin e fesë dhe multi etnicitetit në dialogun midis qytetërimeve dhe kulturave. Ai do të përpiqet të analizojë se si feja dhe multi entniciteti mund të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive nëpërmjet dialogut të përbashkët në fushat e punës së UNESCO-s – edukumi, kultura, shkencat si dhe komunikimi dhe informimi – si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe progresin e rajonit të Balkanit. Pjesëmarresit e pritur për të marrë pjesë përfshijnë: Si përfaqësues të lartë ashtu edhe akademikë, ekspertë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
Samiti Rajonal mbi Dialogun ndërfetar dhe ndëretnik është i fundit në një sëri takimesh të mbajtura që nga viti 2002 për t’u konsultuar me autoritetet shtetërore të Europës Juglindore për bashkëpunime të ardhshme. Takimi i parë ka qenë Konferenca e Nivelit të Lartë mbi “Fuqizimin e Bashkëpunimit në Europën Jug – Lindore” i mbajtur në Selinë Qëndrore të UNESCO-s në 4 dhe 5 Prill 2002.
Pas kësaj UNESCO organizoi, në Bashkëpunim me Presidencën e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë Samitin “Forum Rajonal për dialogun midis Qyteterimeve” mbajtur më 29 dhe 30 Gusht 2003.
Disa prej krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Rajonit do të marrin pjesë në këtë Samit të rëndësishëm së bashku me një numër personalitetesh të shquar dhe ekspertësh të ftuar, duke tërhequr vëmendjen mbi politikat kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në fushat e shkencës dhe fesë.
Samiti do te zhvillohet në ambientet e hotel Sheraton.

 |